Presidenti çek: Nuk më pëlqen Kosova!

Presidenti i Republikës së Çekisë, Miloz Zeman ka deklaruar dje në Serbi se atij nuk i pëlqen shteti i Kosovës.
Zeman i cili po ndodhet në Serbi për vizitë dy ditore, ka befasuar me deklaratat e tij si president i një shteti se nuk i pëlqen Kosova.
Në takimin me Vucicin në aeroportin e Beogradit, Milos Zeman u dëgjua të thotë se “nuk i pëlqen Kosova”
“Më pëlqen Serbia dhe populli serb”, duke shtuar më pas me zë të ulët: “dhe nuk më pëlqen Kosova”.
Vucic nuk iu përgjigj drejtpërdrejt komentit të Presidentit Zeman, por u përgjigj “faleminderit shumë”.
Ani pse Republika Çeke e njeh pavarësinë e Kosovës, kjo deklaratë nga presidenti i saj vjen fushatës së ashpër që po bën Serbia gjatë këtyre viteve për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës.