Presidenca Gjermane, a do të mund të ja realizoi Kosovës liberalizimin e vizave: Ky është lajmi i fundit

Share Messenger

Gjermania në muajin korrik morri udhëheqjen e Këshillit të Evropës dhe do të jetë në krye deri në fund të vitit. Kjo u pa nga disa pro-evropian në Kosovë dhe njohës të çështjeve diplomatike se tani sigurt do t’i liberalizohen vizat, por për fat të keq parashikimi i tyre nuk po del të jetë i saktë.

As Gjermania nuk do të mund të liberalizon vizat për kosovarët, ani pse dihen raportet e mira mes dy shteteve dhe adhurimin që kanë disa OJQ që financohen nga ky shtet.

Ani pse vetë mekanizmat evropianë e kanë konfirmuar që Kosova i ka plotësuar kriteret për liberalizim, liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës nuk do të ndodh këtë vit.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon thotë për KosovaPress se liberalizimi i vizave për Kosovën mund të vihet në rend të ditës në takimet e mbetura të kryesuara nga Gjermania, por liberalizimi formal i vizave mund të vijë vetëm në presidencat e mëvonshme të Këshillit.

“Ne në Parlamentin Evropian e kemi ngritur këtë çështje në të gjitha rastet e mundshme. Gjithashtu, edhe presidenca gjermane ka bërë presion për liberalizimin e vizave për Kosovën, kjo gjithashtu është diskutuar edhe në nivelet më të larta. Padyshim që ky është një zhvillim i rëndësishëm dhe diskutime serioze janë zhvilluar në lidhje me atë se çfarë tjetër mund të bëhet në mënyrë që të bëhet liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës. Kjo mund të vihet në rendin e ditës gjithashtu edhe në takimet e mbetura të kryesuara nga Gjermania, megjithatë, në këtë moment ka më shumë të ngjarë që ‘drita e gjelbër’ përfundimtare do të vijë vetëm në presidencat e mëvonshme të Këshillit. Shpresojmë që Këshilli do të sjellë një fund të suksesshëm për këtë deri në fund të vitit të ardhshëm”, thotë ajo në një përgjigje për KosovaPress.

Ndryshe, Kosova është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që akoma nuk e gëzon të drejtën e lirisë së lëvizjes në zonën Shengen. Dy shtetet që po e pengojnë liberalizimin e vizave janë Franca dhe Holanda.

Share Messenger

Më të lexuarat