Premierliga u jep klubeve leje për të luajtur miqësore, por me disa kushte

Share Messenger

Premierliga angleze u ka dhënë sot leje klubeve për të zhvilluar ndeshje miqësore, por me një numër instruksionesh strikte, që përfshin edhe shkuarjen e lojtarëve në ndeshje me makinat e tyre personale.

Para rifillimit të edicionit më 17 qershor, klubet e elitës angleze kanë kërkuar leje për të zhvilluar sfida me ekipet e tjera gjatë përgatitjeve, gjë e cila është pranuar, shkruan “The Telegraph”.

Ndeshjet do të luhen në stadiume ose në fushat stërvitore, por Premierliga ka hartuar disa instruksione për të siguruar rregullat e higjienës dhe të distancës social.

Këto rregulla janë:

– Klubet ndalohen të udhëtojnë më larg se 90 minuta.

– Të gjithë lojtarët duhet të udhëtojnë me makinat e tyre, nëse është e mundshme me fanellat e tyre.

– Asnjë gjyqtar zyrtar nuk do të lejohet dhe pjesëtarët e stafit të trajnerëve do ta drejtojnë ndeshjen.

– Vlerësimi i rrezikut të stadiumit/fushës stërvitore para ndeshjeve.

Share Messenger

Më të lexuarat