Prapë përplasje në mes të Osmanit e Hotit

Share Messenger

E para e Kuvendit, Vjosa Osmani dhe kreu i ekzekutivit, Avdullah Hoti, sërish sot kanë shkëmbyer replika në distancë derisa po mbahej një seancë në Kuvend.

Arsye ishte seanca e kaluar parlamentare kur kryeministri tha se ka prezantuar platformën e tij për dialog me Serbinë, porse me këtë nuk u pajtua kryetarja e Kuvendit.

Sipas kryeministrit Hotit, në seancën e kaluar ai ka mbajtur një fjalim ku ka treguar se cila është platforma e tij, por Osmani i tha se seanca e kaluar ishte thjesht debat, jo prezantim i platformës sepse ajo vjen e shkruar.

Gjithashtu Hoti tha se ka kërkuar të formohet një grup i veçantë parlamentar që do ta mbikëqyrte delegacionin dialogues në tavolinën e bisedimeve me Serbinë, por edhe këtu ka hasur në kundërshtim ne Osmani.

“Grupet parlamentare nuk formohen ad hoc, por ato i formojnë deputetët e Kuvendit dhe një gjë e tillë nuk ka ndodhur”, tha Osmani.

Prejse LDK-ja e ka shkarkuar Osmanin nga pozita e nënkryetares dhe në vend të saj e ka emëruar Hotin, këta të dy kanë shkëmbyer replika në vazhdimësi dhe kanë shpërfaqur mospajtime gjatë gjithë kohës.

Share Messenger

Më të lexuarat