Prapaskenat e Barçës: Shuma që ofroi për transferimin e Griezmann

Share Messenger

Barcelona tentoi të sjellë në “Camp Nou”, Antoine Griezmann për të plotësuar vendin e lënë bosh nga Neymar te larguar ne drejtim te Paris Saint Germain.

Prapaskena e klubit katalanas u zbulua nga radio spanjolle ‘Onda Cero’, sipas së cilës Barcelona ofroi deri në 140 milionë euro për sulmuesin francez të Atletico Madrid, shifër kjo që ishte inferiore nga ajo që është në klauzolën e kontratës së futbollistit dhe që nuk u mor aspak parasysh nga drejtuesit e Atleticos.

Megjithatë, Griezmann nuk ishte zgjedhja e parë e nënkampionëve të Spanjës.

Gjithnjë sipas ‘Onda Cero’, Barcelona kishte si objektiv kryesor gjatë kësaj vere Saul Niguez, për të cilin katalanasit ishin gati të ofronin 80 milionë euro, ndërkohë që futbollisti ka në kontratën e tij me Atleticon një klauzolë të zgjidhjes së saj prej 150 milionë eurosh.

Share Messenger

Më të lexuarat