Policia ndërpren xhirimet e klipit të Dua Lipës në Londër

Share Messenger

Kur erdhi puna për videoklipin më të ri të Dua Lipës, ajo nuk përfilli kufizimet e Covid-19 dhe doli me disa rregulla të reja, shkruan The Sun.

Gjatë xhirimeve policët bastisën setin pas ankesave shqetësusese nga banorët.

Dua, e shoqëruar nga një grup i madh i ekuipazhit, zbriti në Shoreditch në Londrën Lindore për xhirime.

Ylli i pop-it dukej se ishte në humor të mirë ndërsa filmonte brenda një lokali. Jashtë, një grup njerëzish nga ekipi i këngëtares kishin vendosur drita. Por, ndërsa atmosfera mori vrull, shpejt u bë e qartë se banorët nuk ishin të kënaqur.Një banorë aty pranë tha: Dua dhe njerëzit e saj po kalonin kohën e jetës së tyre, por për ata që jetonin përreth tyre ishte një makth.“Dukej sikur njerëzit në xhirim po thyenin rregullat dhe distancimi shoqëror ishte përjashtuar plotësisht”, vazhdoi ky banor.‘“Njerëzit në zonë po respektojnë ligjin, kështu që të shihje një yll pop që po thyente rregullat ishte një formë e dobët dhe dikush thirri policinë”.

Share Messenger

Më të lexuarat