Policia jep detaje për arrestimin e ‘Ciprrës’, personit më të kërkuar në Kosovë

Share Messenger

Njësia elite e Policisë së Kosovës, para disa minutash ka arritur që ta arrestojë Besim Hajdarin, i njohur si Ciprra.

Aksioni ka ndodhur në njëri nga motelet në magjistralen Prishtinë-Podujevë, teksa dhjetëra policë kanë marrë pjesë në aksionin për kapjen e tij.

Ndaj të njohurit si “Ciprra”, rëndojnë dhjetëra aktakuza.

Muaj më parë, ai pati plagosur dy persona në qendër të Podujevës.Vetëm pak javë pas kësaj ngjarje, po i njejti kishte plagosur edhe një person tjetër, po ashtu në qytet të Podujevës.

Ai dyshohet edhe për vepra të tjera penale, si tentimvrasje, therrje me thikë dhe shkaktim të lëndimit trupor.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar për Reporteri.net.

“Mund të konfirmojmë se sot në orët e pasditës Njësia Speciale Intervenuese e Policisë së Kosovës, ka arrestuar një person të dyshuar me rrezikshmëri të lartë, i cili ishte në kërkim për një kohë të gjatë. Lidhur me arrestimin e personit të dyshuar dhe veprimet policore, do të informoheni pas përfundimit të operacionit policor”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për informim.

Share Messenger

Më të lexuarat