Policia italiane e padit Luis Suarezin, dikush ia ka treguar pyetjet për testin e gjuhës italiane

Share Messenger

Gjërat nuk janë duke shkuar aspak mirë për sulmuesin uruguaian, Luis Suarez.

Përveç që pritet të largohet nga Barcelona, Suarezi, tashmë është paditur nga Policia e Italisë.

Javën e kaluar, Suarezi hyri në testin për gjuhën italiane, që është kusht për të fituar pasaportën.

Sulmuesi i Barcelonës e dha testin. Por, tashmë janë hedhur hipotezat se Suarezi kishte manipuluar me këtë test.

Sipas “Marca”-s, Policia e Italisë ka hedhur dyshime se dikush ia ka treguar pyetjet Suarezit para se të hynte në test.

Share Messenger

Më të lexuarat