Policia dënoi mbi 500 qytetarë për 24 orë: Nuk respektuan Ligjin për pandeminë

Share Messenger

Në 24-orët e fundit, Policia ka shqiptuar 1 mijë e 160 tiketa trafiku, ku 562 prej tyre janë shqiptuar për personat që nuk kanë respektuar Ligjin për pandeminë COVID-19.

Policia po ashtu bën të ditur se në 24-orët e fundit kanë ndodhur 45 aksidente trafiku, 19 prej tyre ishin me persona të lënduar kurse 26 tjerë raportohet të kenë qenë vetëm me dëme materiale.

Ditën e mërkure, Policia ka arrestuar edhe 27 persona, 16 prej tyre janë dërguar në mbajtje kurse 3 në vuajtje të dënimit.

Ndryshe, Ligji për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 në Kosovë ka hyrë në fuqi në fund të muajit gusht.

Ky ligj i ka 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19.

Në nenin 24 të këtij ligji rregullohet çështja e orareve të lëvizjes dhe gjobat në rast mosrespektimi.

E, neni 26 rregullon çështjen e izolimit dhe karantinës gjatë pandemisë COVID-19.

Ndërsa, në nenin 24 pika 5 të këtij Ligji, të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro.

Share Messenger

Më të lexuarat