Pochettino konfirmon rikthimin e Messit

Share Messenger

Mauricio Pochettino ka konfirmuar se Lionel Messi do të kthehet në aksion për Paris Saint-Germain të dielën për ndeshjen e tyre në Ligue 1 kundër Reims.

Gjatë pushimit të Krishtlindjeve, Messi doli pozitiv me COVID-19 në Argjentinë përpara se të rezultojë negativ në fillim të janarit, por ai ka qenë i kufizuar në stërvitje individuale për rikuperim për pjesën më të madhe të muajit.

Në fakt, 34-vjeçari vetëm këtë javë ka filluar t’i rikthehet gjendjes normale dhe së shpejti pritet t’i kthehet ndeshjeve me klubin francez.

“Lionel stërviti mirë gjatë javës. Ne jemi të kënaqur dhe të lumtur me përparimin e tij dhe ai do të jetë me ekipin nesër (e diel)”, ka thënë fillimisht Pochettino.

“Është gjithmonë një lajm i mirë që lojtarët që kanë qenë joaktivë, ose që nuk kanë marrë pjesë në ekip, tashmë mund të jenë në dispozicion për të luajtur me grupin dhe për të ndihmuar ekipin pak nga pak”, përfundoi argjentinasi.

Megjithatë, Messi thuhet se nuk ka gjasa të fillojë ndeshjen, por ai me siguri do të marrë pak kohë lojë duke u inkuadruar në pjesën e dytë nga bankina.

Argjentinasi ka humbur tre ndeshje gjatë mungesës së tij njëmujore, kohë gjatë së cilës PSG ka rritur epërsinë e saj në krye të Ligue 1 në 11 pikë ndaj Nice në vendin e dytë.

Share Messenger

Më të lexuarat