Petkovic kërcënon: Le ta kuptojë Kurti që populli serb nuk do të bëjë sehir i heshtur

Share Messenger

Drejtori i të ashtuquajturës ‘Zyrë për Kosovë e Metohi’ të qeverisë së Serbisë, Petar Petkovic, vlerësoi sot se sjellja e Kryeministri të Kosovës, Albin Kurti, është skandaloze pas vendimit të ndalimit të hyrjes me tabela serbe në Kosovë.

Njësitet speciale të Policisë së Kosovës të hënën kanë nisur të zbatojnë vendimin e Ministrisë së Brendshme të Kosovës në pikat kufitare me Serbinë.

Ashpër kanë reaguar si partia politike serbe në Kosovë, Lista Serbe, si dhe vet autoritetet serbe në Beograd. Presidenti serb Vucic ka thirrur mbledhje urgjente të Këshillit për Siguri Kombëtare të Serbisë, të martën në orën 10:00.

Petkovicit i ra hise të bartë mesazhin e ashpër paraprak për institucionet kosovare për intervenimin e sotëm duke kritikuar qeverinë e Kosovës për mosrespektimin e marrëveshjes së Brukselit.

“Le ta kuptojë Albin Kurti që populli serb nuk do të bëjë sehir i heshtur për këtë që po ndodh pasi këto heqje të tabelave po këputet jeta në Veri të Kosovës e Metohisë, dhe Marrëveshja e Brukselit nuk është tavolinë suedeze nga e cila shqiptarët mund të marrin atë që ju konvenon e të mos respektojnë atë që nuk ju konvenon”.

Petkovic paralajmëroi se kjo marrëveshje ose do të zbatohet ose nuk do të ketë, i ka thënë Petkovic agjencisë serbe të lajmeve Tanjug. Petkovic theksoi se kjo do të jetë edhe porosia kryesore në bisedën që presidenti serb Vucic do të zhvillojë sot me përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Europian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajcak të hënën.

“Egërsia e Albin Kurtit nuk do të kalojë aq lehtë, ne po luftojmë për paqe., stabilitet dhe po luftojmë që populli ynë në Kosovë e Metohi të ketë të drejtën të jetojë” tha Petkovic.

Miroslav Lajcak sot viziton Beogradin pas tre ditë qëndrimi në Prishtinë ku takoi përfaqësuesit e qeverisë dhe opozitës kosovare. Të hënën ai takohet së pari me presidentin serb Vucic./

Share Messenger

Më të lexuarat