‘Pështyu gjak në fytyrën time’, Chris Brown flet për Rihannan

Këngëtari Chris Brown ka folur haptazi për natën kur ai sulmoi ish-të dashurën Rihanna në vitin 2009.
Në dokumentarin e tij të ri “Welcome To My Life” ai përshkroi se si gjërat morën kthesën për të keq në lidhjen e qiftit.
E gjitha ndodhi pas rrëfimit të këngëtarit për tradhti me një grua që dikur kishte punuar për të edhe pse ky i fundit më parë e kishte mohuar këtë fakt.