Pesë raste të reja me koronavirus në Kosovë, shkon në 145 numri i të infektuarve

Share Messenger

Janë shënuar dhe pesë raste të reja me koronavirsu, duke shkuar në 145 numri i të infektuarve në Kosovë.

IKSHPK ka njoftuar se janë shënuar edhe 5 raste të reja me koronavirus në Kosovë.

“Janë testuar 93 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, pesë (5) prej tyre kanë rezultuar pozitive”, thuhet në njoftimin e IKSHPK.

Rastet pozitive janë raste kontakti, tre (3) prej të cilave janë me vendbanim në Banjë -Malishevë, një (1) me vendbanim në Gjakovë, një (1) me vendbanim në Smrekonicë-Vushtrri.

Njoftimi i plotë i IKSHPK:

PESË RASTE ME COVID-19!

Sot më 05.04.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 93 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, pesë (5) prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Rastet pozitive janë raste kontakti, tre (3) prej të cilave janë me vendbanim në Banjë -Malishevë, një (1) me vendbanim në Gjakovë, një (1) me vendbanim në Smrekonicë-Vushtrri.

Nga data 08.02.2020 deri me 05.04.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.964 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 145 raste me 1 rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 3.137 kontakte të rasteve.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 5 prill 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 1.244.391 raste të COVID-19 dhe 67.856 raste të vdekjes. Numri më madh i rasteve raportohet nga SHBA (323.065), Spanjë (130.759), Italia (128.948), Gjermani (98.737), Francë (89.953), Kina (81.669), Irani (58.226), Mbretëri të Bashkuar (47.806), Turqi (23.934), Zvicër (21.100), Belgjikë (19.691), Holandë (17.851), Kanada (14.426), Austria (11.934), Greqi (1.735), Serbi (1.908), Kroaci (1.182), Slloveni (997), Maqedoni e veriut (555), Shqipëri (361) dhe Mali i Zi (203).

Deri me 5 prill 2020, nga vendet e BE/AEE dhe Mbretëri të Bashkuar janë raportuar këto raste të vdekjes: Itali (15.887), Spanjë (12.418), Francë (7.560), Mbretëri të Bashkuar (4.934), Holandë (1.766), Gjermani (1.523), Belgjikë (1.447), Zvicër (685), Turqi (501), Austri (204), Danimarkë (179), Poloni (94), Greqi (73), Serbi (51), Hungari (34), Luksemburg (36), Slloveni (28), Shqipëri (20), Bullgari (20), Maqedoni e veriut (18), Kroaci (15) dhe Mali i Zi (2).

QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!

MBANI DISTANCË SOCIALE PËR 2 METRA!

NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Share Messenger

Më të lexuarat