Përplasje fizike në Kuvend: Kapet Arben Gashi me deputetë të VV-së

Deputetët janë kapur në Kuvend të Kosovës pas debatit për të pagjeturit.
Në pamje shihet se shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, që është përplasur fizikisht me deputetët e LVV-së Hajrulla Çeku dhe Hekuran Murati.
Seanca e sotme është përcjellë me tensione mes Qeverisë e opozitës.
Në mbyllje të interpelancës për të pagjeturit, deputetja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari dhe deputeti i LDK-së, Arben Gashi, kanë vazhduar përplasjet edhe përtej foltores, raporton Express.
Kusari gjatë fjalimit për të pagjeturit ka thënë se Gashi më herët gënjeu.
Fjalën e ka marrë më vonë Saranda Bogujevci, por s’ka mundur të flasë për shkak se Gashi e Kusari po grindeshin e u çuan në këmbë.
Deputetë të Vetëvendosjes më pas kanë shkuar për ta ndalur deputetin Gashi. Aty është ndërprerë seanca.