Përfundon aksioni i Njësisë Speciale në veri të Mitrovicës

Share Messenger

Zëdhënësi i policisë, Baki Kelani, ka konfirmuar për Indeksonlinen se ka përfunduar aksioni në veri në Mitrovicës.

Në aksionin e sotëm janë gjetur dhe konfiskuar tri armë dhe municion, ndërsa janë të dyshuar tre persona (dy prej të cilëve janë arrestuar) që kanë lidhje me rastin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar lajmin për aksionin policor në Veri të Mitrovicës, i cili ka nisur sot në orët e hershme të mëngjesit në kuadër të hetimeve për ndriçimin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Zëdhënësi i policisë, Baki Kelani, ka deklaruar se deri tashti janë arrestuar personat me iniciale R.B dhe V.B, ky i fundit djali i Zhelko Bojiqit, i cili është shef i operativës së PK-së në pjesën veriore në Mitrovicë , ndërsa policia është në kërkim të të dyshuarit të tretë.

Share Messenger

Më të lexuarat