Për start të mirë në Ligën e Kombeve: Kosova sonte kërkon tre pikët ndaj Moldavisë

Share Messenger

Kombëtarja e Kosovës sot nis sezonin e dytë në Ligën e Kombeve, me ndeshjen e Ligës C ndaj Moldavisë në Parma.

Pas shumë problemeve për grumbullimin e lojtarëve shkaku i pandemisë COVID-19, Bernard Challandes do të ketë numër të konsiderueshëm të tyre për ndeshjen e parë ndaj Moldavisë, që luhet sot (e enjte) me fillim nga ora 20:45.

Kjo do të jetë hera e parë që Kosova do të mas forcat me Kombëtaren e Moldavisë, shkruan lajmi.net.

“Ndaj Moldavisë luajmë për fitore, luajmë ndeshje garuese, dhe në ndeshje garuese luajmë gjithmonë për fitore”, ka deklaruar Challandes në konferencë për shtyp.

“Është test i mirë për ne, është e rëndësishme të luajmë mirë dhe të fitojmë”.

Tri ditë pas kësaj ndeshje, Kosova në ‘Fadil Vokrri’ pret Greqinë.

Share Messenger

Më të lexuarat