“Për shkak të Loredana Zefit, unë nuk mund të paguaj për funeralin e nënës time”

Share Messenger

E moshuara zvicëriane, Petra është sërish në qendër të vëmendjes në shtetin helvetik lidhur me akuzat e saj ndaj këngëtares kosovare, Loredana Zefi.

Petra ka thënë se është shumë e dëshpëruar ngase nuk mund të paguajë për funeralin e nënës së saj.

Ajo akuzon Loredanën se i ka marrë të gjitha paratë e kursyera që i kishte, shkruan IO.

“Nuk po ndihem mirë. Nëna më ka vdekur me 11 qershor. Sikur të mos mjaftonte kjo, tani nuk fare para për të paguar varrimin e nënës. Varrimi kushton 4000 franga, por nuk kam asnjë që të paguaj. Kjo për shkak të Loredanës. Nëse ajo nuk do të kishte marrë të gjitha paratë e mia, ne do të ishim mirë financiarisht” ka thënë e moshuara zvicëriane.

Procesi gjyqësor për këtë rast do të fillojë brenda pak javësh, ndërsa Loredana Zefi akuzohet se i ka marrë Petras mbi 700 mijë franga.

Share Messenger

Më të lexuarat