Pep Guardiola vendos rekord të ri në Champions

Share Messenger

Manchester City mundi PSG në Paris me rezultatin 2-1, në sfidën e parë të gjysmëfinales në Ligën e Kampionëve, duke bërë një hap të madh drejt finales së parë në garën elitare të Evropës.Me këtë rast trajneri spanjoll Pep Guardiola vendosi edhe një rekord tjetër në Ligën e Kampionëve.
Ai në Paris regjistroi fitoren e 34 në fazën eliminatore, duke u bërë trajner me më shumë fitore në këtë fazë të garave në Ligën e Kampionëve.

Aftësitë e trajnerit spanjoll erdhën në shprehje me sulmin e PSG, ku Kilyan Mbappe nuk arriti që të dërgojë as edhe një goditje drejt portës së Cityt.

Share Messenger

Më të lexuarat