Pendohet Taulant Xhaka, kërkon rikthimin

Share Messenger

Pas ngjarjeve të fundit që ndodhen midis trajnerit të kombëtares Kristian Panuçi dhe Taulant Xhakas, ku italiani shkoi për ta takuar në Bazel, por ku Xhaka nuk pranoi ta takonte, dhe pas një vendimi të marrë nga trajneri për të mos e grumbulliar në ndeshjen ndaj Lihtenshtejnit, mesfushori i kombëtares ka bërë prapakthehu edhe pse në faqen e tij zyrtare kishte deklaruar se ka pasur një kontakt pozitiv me trajnerin.

“Sport Ekspres” raporton se Xhaka ka kërkuar një mundësi të dytë për t’u takuar me Panuçin me pretekstin se atë ditë nuk i kishte kuptuar mesazhet e dërguara nga Panuçi dhe Bulkun por edhe sepse trajneri kishte vendosur ti nxirrte në stërvitje lojtarët që nuk u aktivizuan dhe Xhaka e kishte shikuar telefonin dy orë mbasi kishte mbaruar ndeshja.

Share Messenger

Më të lexuarat