Pele e ‘godet’ rënd Ronaldon

Share Messenger

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo ka shënuar 78 gola më kombëtaren e tij, duke e kaluar legjendën braziliane, Pele i cili kishte shënuar 77 gola me kombëtaren e tij.

Pele thotë se është i lumtur që Cristiano Ronaldo e ka tejkaluar me gola në nivelin ndërkombëtar, por thotë se portugezi ende ka shumë punë për t’u krahasuar me të.

Ronaldo shënoi tre gola në ndeshjen e Portugalisë kundër Ishujve Faro. Njërin prej golave Ronaldo e kishte shënuar me gërshërë. “E pashë golin. Ishte shumë special. Ishte një lojë e bukur”, deklaroi 76-vjeçari.

“Tani atij i duhet të shënoj më shumë se 1283 gola”, shtoi tre herë fituesi i Kampionatit Botëror.

Share Messenger

Më të lexuarat