Peci takim virtual me drejtoreshën e USAID-it, shprehin vullnet për bashkëpunim në zhvillimin e bujqësisë

Share Messenger

Ministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka zhvilluar një takim virtual me drejtoreshën e misionit USAID, Lisa Magno.

Gjatë këtij takimi të dyja palët shprehen vullnetin që të angazhohen rreth mundësisë së bashkëpunimit për zhvillimin e bujqësisë, me theks të veçantë fuqizimin e industrisë së agro-biznesit dhe përfshirjen e sektorit privat për të rritur kështu produktivitetin dhe eksportin për produktet strategjike.

Në një njoftim për media, theksohet se një tjetër çështje me rëndësi që u diskutua ishte edhe përmirësimi i praktikave të deritanishme për mënyrën e dhënies së granteve dhe subvencioneve. Po ashtu edhe që përmes politikave të duhura bujqësore të lehtësohet gjetja e tregjeve të reja për bujqit dhe fermerët vendorë.

“Ministri Peci shprehi mirënjohje ndaj misionit të USAID-it në Kosovë dhe kontributit qenësor që ky mision ka dhënë ndër vite në sektorin e bujqësisë, sektor ky tejet i rëndësishëm për zhvillim ekonomik të vendit”, thuhet në njoftim.

Share Messenger

Më të lexuarat