PDK premton për ngritje të pagës minimale dhe rritje të pensioneve

Share Messenger

Ushtruesi i detyrës së krytearit të PDK-së, njëherësh kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj së bashku me nënkryetarin e PDK’së dhe kandidatin për deputet, Bedri Hamza kanë prezantuar sot programin e Partisë Demokratike të Kosovës për Rimëkëmbje ekonomike.

Hamza ka premtuar në prag zgjedhjesh për ngritje ekonomike 5-7% në rast se marrin pushtetin, teksa kanë dhënë edhe premtime të tjera për aspektin ekonomik, përcjell GE.

Përveç tjerash, PDK ka thënë edhe se do ta rrisin pagën minimale nga 170 sa është, në 300 euro.

Përveç kësaj, PDK ka premtuar edhe rritje të pensioneve për kategori të ndryshme të pensionistëve, si dhe lehtësira për kategorinë e veteranëve.

Po ashtu, përkundër se qeveria aktuale ka një pako në implementim ekonomike për rimëkëmbje, të votuar nga subjekti opozitar në fjalë, prapëseprapë ky i fundit ka ofruar një alternativë tjetër.

Bëhet fjalë për një Pako Rimëkëmbjeje Ekonomike me 1 miliard euro.

Share Messenger

Më të lexuarat