PDK paralajmëron befasi me kandidatet për kryetarë të komunave

Share Messenger

Deri më tash asnjëra nga partitë politike në Kosovë nuk ka dalë me listë përfundimtare për kandidat për kryetar të komunave, përveç se ka pasur emra të veçuar për ndonjë qytet.

Blerand Stavileci nga Partia Demokratike e Kosovës, tha për lajmi.net se shumë shpejt partia e tij do të dalë me listën përfundimtare të kandidatëve për kryetarë komunash dhe kuvendarë komunalë.

“Afati ligjor për paraqitje pranë KQZ-së është deri më datën 22. Ne po bëjmë punën tonë brenda forumeve partiake dhe secilës degë që t’i zgjedhim më të mirët”, ka deklaruar Stavileci.

Bëhet e ditur se do të ketë emra të rinj, “300 personalitete të njohura që do të jenë pjesë e listave tona”, u shpreh tutje ai.

“Besoj është çështje ditësh shpallja e këtyre kandidaturave. Edhe për kryetarë edhe për kuvendarë komunalë. Do të ketë edhe risi shumë cilësore me mbi 300 personalitete të njohura që do të jenë pjesë e listave tona”, potencoi mes tjerash Stavileci.

Share Messenger

Më të lexuarat