Pas tragjedisë me djalin e porsalindur, Ronaldo gjen forcë të rikthehet në stërvitje te Manchester United

Share Messenger

Cristiano Ronaldo është rikthyer në stërvitje sot për Manchester United për herë të parë pas vdekjes tragjike të djalit të tij të porsalindur.

Siç duket nga pamjet, Ronaldo ndodhet në anën e pasme të mjetit, me kufje në vesh, pa asnjë shenjë buzëqeshjeje në fytyrë.

Superylli portugez dhe partnerja e tij Georgina Rodriguez konfirmuan lajmin tronditës të hënën, duke e përshkruar djalin e tyre të porsalindur si një “engjëll” ndërsa shtuan se vajza e tyre e vogël po u jepte të dyve “forcë” mes dhimbjes emocionale.
Edhe pse në mes të sezonit, Ronaldos iu dha leje që të qëndronte pranë familjes së tij. Por duket se ka vendosur që të kthehet në ambientet stërvitore të klubit në Carrington sot.

Bota e futbollit shprehu mbështetje për 37-vjeçarin në këto momente të vështira për të, ndërsa në ndeshjen mes Liverpoolit dhe Manchester United, tifozët e dy skuadrave duartrokitën portugezin në minutën e shtatë.

Manchester United bëri të ditur se do ta lejonte Ronaldon të pushonte deri në vendimin e tij se ai mudn të rikthehet të luajë, mirëpo CR7 duket se ka arritur shpejt ta ngushëllojë vetën nga kjo tragjedi.

Share Messenger

Më të lexuarat