Pas takimit me Vjosa Osmanin e Isa Mustafen, flet Albin Kurti

Share Messenger

Pas përfundimit të takimit të Albin Kurtit me Vjosa Osmanit, kandidati për kryeministër Albin Kurti ka deklaruar se më LDK’në janë marrë vesh që ta minimizojnë numrin e ministrive dhe zëvendës ministrave në Qeverinë e Re. Kurti deklaroi se me Osmanin po ashtu u pajtuan që në të kenë një Qeveria të përbëhet edhe nga femrat ku kuota pritet që të jetë 30 për qind. Ndërkohë për ndarjen e posteve Kurti tha se nuk kanë biseduar në takimin e sotëm me Osmanin. Tutje, Albin Kuurti, deklaroi se Qeveria e tij do të ketë transparencë. Thotë se nuk do të bëjnë pazare politike. Sipas Kurtit ato janë bërë në Qeverinë PAN.

“Pazare politike keni parë me PAN’in. Transparencë do të ketë Qeveria e re”, sqaron Kurti.

Kurti tha se Qeveria e tij do të ketë maksimalisht 12 ministri. Tutje ai tha se nuk do të vrapojnë pas Listës Serbe për t’i kërkuar koalicion.

“Natyrisht që Kosova ka humbur shumë kohë, dhe pritjet e qytetarëve janë shumë të larta. Dhe pa humbur kohë në filluam bisedimet duke u nisur me idenë e përbashkët për Qeveri sa më efikase dhe shtet sa më të fuqishëm. Ne duam që ti dalim zot nevojave të qytetarëve dhe ta orientojmë shtetin nga zhvillimi e demokracia”, ka deklaruar Kurti.

“U dakorduam që të kemi një Qeveri prej 30 për qind të përfaqësimit gjinor mimalisht do të jenë 30 për qind gra edhe në mesin e ministrave dhe zv ministrave . Do të kemi shumë më pak ministri e shumë më pak zëvendësministra”, thotë Kurti.

“Ekipet tona do të takohen për të harmonizuar programet e projektet tona. Ne kemi diskutuar se si do t’i zvogëlojmë bashkojmë përgjegjësitë në kabinetin qeveritar. Porsa ta kemi rezultatin konkret ne do të ju njoftojmë për emrat e përveçqë në qeverinë e ardhshme.

Share Messenger

Më të lexuarat