Pas meçit Joshua e vizitoi Povetkinin, zbulohet çka i tha (VIDEO)

20 Shares Share Messenger

Në një video të publikuar nga boksieri anglez, Anthony Joshua, në rrjetet e tij sociale, shihet se anglezi kishte shkuar ta përshëndetë Alexander Povetkinin dhe stafin e tij pas meçit mes atyre të dyve.

Joshua e mposhti rusin, Povetkinin, dhe kështu duke i mbrojtur titujt e botës në versionet WBO, WBA, IBF dhe IBO në kategorinë e rëndë të boksit profesionist. Britaniku arriti ta nokautoj rusin në raundin e shtatë, kështu e duke mos pësuar ende humbje. 22 ndeshje, 22 fitore, dhe 21 prej tyre i ka fituar me nokaut, përcjell Gazeta Express.

“Kjo është e gjitha. Ky është respekti. Ti ke qenë i mirë edhe si amator [para se të bëheshe profesionist], ke qenë shumë i qëndrueshëm. Si dhe dua të që të vij në Rusi”, dëgjohet duke i thënë Povetkini Joshua.

Povektini iu përgjigj përmes përkthyesit të tij duke i thënë se ai është i mirëpritur kurdo që dëshiron. Rusi e postoi edhe vetë një video në Instagramin e tij, ku shihej fytyra e tij e mavijosur rreth syrit si dhe në prerjen në anën e majtë.

Udachi Povetkin. All the best for your future 🤜🏾🤛🏼 #AJBXNG

Posted by Anthony Joshua on Saturday, 22 September 2018

Share Messenger

Më të lexuarat