Pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, Melanie pritet të shkruaj një libër kujtimesh

Share Messenger

Melania Trump po përgatitet të shkruajë një libër kujtimesh menjëherë sapo të largohet nga Shtëpia e Bardhë. Ky është lajmi që jepet nga një rubrikë gossip e “New York Post”.

Sipas medias prestigjioze amerikane, paratë që do të mblidhen nga shitja e autobiografisë do të jenë të gjitha të sajat, duke i dhënë një mundësi zonjës së parë në largim të fitojë diçka.

Projekti i Melanias për të shkruar kujtimet e saj në letër duket se ka gjetur dhe mbështetjen e presidentit Donald Trump.

Emri i Melanias është duke u lakuar shumë kohët e fundit pasi Donald Trump humbi zgjedhjet presidenciale dhe shumë e konsiderojnë atë në prag të një divorci multimilioner.

Share Messenger

Më të lexuarat