Pas konfirmimit të 6 viktimave nga koronavirusi, Hoti nesër mbledh drejtuesit e institucioneve shëndetësore

Share Messenger

Pas konfirmimit të gjashtë vdekjeve të reja brenda 24 orëve nga koronavirusi në Kosovë, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti do të mbledhë drejtuesit e institucioneve shëndetësore.

Është bërë e ditur se nesër do të zhvillohet një takim midis kreut të Qeverisë së Kosovës dhe krerëve të institucioneve shëndetësore në vend.

Kështu ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, e cila në këtë kumtesë tutje ka shtuar se ky takim do të nis nesër nga ora 13:00.

“Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim drejtuesit e institucioneve shëndetësore. VENDI: Ndërtesa e Qeverisë. KOHA: 13:00. Pas takimit do të ketë konferencë për media”, thuhet në njoftim.

Duhet theksuar se ditëve të fundit ka pasur rritje drastik të rasteve me koronavirus në vend si dhe viktimave.

Ndërsa vetëm gjatë ditës së sotme është shënuar numri më i madh i të vdekurve brenda 24 orëve që nga 22 marsi kur edhe u regjistrua viktima e parë nga Covid-19 brenda territorit të Kosovës.

Deri tash në Kosovë janë prekur me koronavirus 3 mijë e 178 persona, janë shëruar 1 mijë e 824, ndërsa kanë vdekur gjithsej 64 persona./

Share Messenger

Më të lexuarat