Pas dy muajsh, e hëna rikthen disa biznese në Prishtinë

Share Messenger

Pas dy muajsh Prishtina do të riaktivizohet me disa biznese të reja. Kafiteritë nëpër Prishtinë kanë nisur që të përgatiten për ofrimin e shërbimit “merre-me-vete”, i lejuar që nga e hëna, kur nis faza e dytë e lirimit të masave nga Qeveria në detyrë e Kosovës.

Qytetarët nga nesër mund të marrin me vete porositë, pasi ende nuk lejohet qëndrimi brenda objekteve, kjo si shkak i parandalimit të përhapjes së Covid-19.Përndryshe, Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se nëse nuk respektohen këto masa do t’i rikthejnë masat rigoroze sepse rrezikohet rikthimi i valës se Koronavirusit.

Bizneset që do të rihapen nesër:

1. Floktarët dhe sallonet e ondulimit

2. Stomatologët dhe fizioterapeutët

3. Tregtarët me pakicë dhe tregu i gjelbër

4. Gastronomia (merre-me-vete, take aëay)

5. Transporti hekurudhor

6. Transporti urban dhe ndër-urban (me leje të veçanta)

7. Qendrat e thirrjeve telefonike (me lista të stafit esencial), si dhe

8. Hapja e galerive dhe muzeve.

Share Messenger

Më të lexuarat