Pas dy javësh i infektuar, Luis Suarez shërohet nga COVID-19

Share Messenger

Sulmuesi i Atletico Madridit, Luis Suarez ka rezultuar negativ për COVID-19 dhe është i gatshëm për ndeshjen e fundjavës në La Liga kundër Real Valladolidit.

Sulmuesi uruguaian ka rezultuar pozitiv në dy javët e fundit – më shumë se që ishte pritur.

Suarez ka qenë në formë të lartë për skuadrën e Diego Simeones në fillim të këtij edicioni duke realizuar pesë gola në gjashtë paraqitje në La Liga.

Sulmuesi veteran ka realizuar shtatë gola në nëntë ndeshjet e fundit për skuadrën dhe Kombëtaren e tij.

Si pasojë e infektimit, Suarez mungoi në katër ndeshje për Atletico Madridin.

Share Messenger

Më të lexuarat