Parulla “Hiqini duart nga Kosova” në ndeshjen Shqipëri – Francë

Share Messenger

Në ndeshjen Shqipëri – Francë për kualifikime Euro 2020, që po luhet në stadiumin e sapoinauguruar nuk kanë munguar parullat për Kosovën.

Në një nga parullat që është shpalosur nga tifozët kuq e zi në stadiumin “Air Albania” thuhet “Hiqini duart nga Kosova”, shkruan Gazeta Express.

Nuk dihet se kujt specifikisht po ia kërkojnë tifozët shqiptarë që t’i heqin duart nga Kosova.

Grupe të tifozëve nga Kosova përcjellin gjithmonë ndeshjet e Shqipërisë. Sot në përballje me Francën, tifozët kosovarë kanë pasur edhe parulla të tjera.

Një nga to ka të bëjë me vdekjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, që vdiq tri vjet më parë në një qendër paraburgimi në Prizren.

“Drejtësi për Astritin”, thuhet në një nga parullat e tifozëve të Shqipërisë kundër Francës, e cila është në epërsi.

Share Messenger

Më të lexuarat