Paralajmërohet Golfi më i fuqishëm dhe më ekstrem ndonjëherë

18 Shares Share Messenger

Muajin e kaluar, shefi i divizionit Volkswagen R, Jost Capito, tha publikisht se i shumëpërfoluri Golf R me 400 kuajfuqi ka vdekur. Por tani, disa informata të reja thonë se kjo ‘bishë’ është sërish në tavolinën e diskutimeve.“Autocar” raporton se një model Golf R Plus i bazuar në gjeneratën e re të Golf-it ka marrë mbështetjen e CEO-s së Volkswagen Group, Herbert Diess.Më parë, shefi i VW R, Capito i kishte thënë emisionit “Top Gear” se një version Golf R me 400 hp është hedhur poshtë dhe ka shtuar se “konsumatorët nuk e donë atë”, raporton “Motorauthority”.

Por, informacionet e fundit citojnë burime brenda VW-së që thonë se i ashtuquajturi Golf R Plus do të jetë modeli lëvdues.Vetura e re do të bazohet në konceptin e Golf R 400 të zbuluar më 2014. Një model i tillë madje është parë duke u testuar si prototip i kamufluar, por me gjasë skandali “dieselgate’ i autoprodhuesit gjerman i shtyu planet në pafundësi, transmeton Koha.net.VW raportohet të ketë bërë progres të mirë në makinën. Thuhet se edhe dizajni është përfunduar, dhe ka një stil shumë më agresiv.

Nëse Golf R Plus merr dritën e gjelbër për prodhim, VW beson se do të konkurrojë me kushëririn e tij korporativ Audi dhe RS 3.Veç kësaj, ky model do të synojë të vjedhë edhe shitjet e modelit Mercedes-AMG A45.

Vetë Jost tha muajin e kaluar se blerësit e Golf R janë soj tjetër dhe shpesh janë më të pasur se blerësit e një GTI-je.Ata mund të përballojnë blerjen e një veture premium, por këta blerës shpesh zgjedhin Golf R.Çmimi i kësaj veture mund të shkojë deri në 56,000 dollarë, rreth 14 mijë më shumë se versioni aktual i Golf R (41,000 dollarë).Gjenerata e re e Golf-it do të arrijë në fillim të vitit të ardhshëm ndërsa Golf R i ri me gjasë do të vijë menjëherë pas tij.E modeli më i nxehtë, Golf R Plus, supozohet se do të vijë menjëherë pas R-së.

Share Messenger

Më të lexuarat