Pamje të reja nga hyrja e xhandarmërisë serbe në Kosovë: Kërkohet intervenimi i KFOR’it

Share Messenger

Gjatë ditës së sotme dyshohet se pjesëtarë të xhandarmërisë serbe kanë hyrë në territorin e Kosovës, të maskuar e të armatosur.

Pëveç pamjeve të mëhershme ku të njëjtit shiheshin para një reastauranti në Karaçevë të Kamenicës, tani kanë dalur pamje të reja.

Ish-kryetari i kësaj Komune, Shaip Begolli, ka njoftuar se forcat i kanë kaluar para shtëpisë, teksa ka kërkuar intervenimin e KFOR’it.

Njoftimi i plotë i Begollit:

Informatë

Për KFOR-in,
Institucionet qendrore të Republikës së Kosovës,
Mediat dhe opinionin publik

Sot, më 07.08.2020, rreth ores 18,05 një kolonë e ushtrisë së Serbisë të shoqëruar me disa qenë përsëri erdhën nga mali e anës së Serbisë kaluan nëpër rrugën e lagjës tonë të Bernjashëve dhe ranë teposht ende më fellë të territorit të Republikës së Kosovës.
Ky veprim i hyrjes së ushtrisë serbe ne këtë pjesë të territorit të Kosovës me keqardhje po vazhdon edhe pas 20 viteve të çlirimit jo të plotë të Kosovës. Apelojmë te KFOR-i si dhe institucionet e Kosovës të marrin masa adekuate që mos të përsëriten këto veprime të ushtrisë serbe, sepse ka ndikuar dhe po ndikon përveç në shqetësimin po ashtu edhe në shpërnguljen e qytetarëve të zonës kufitare të Karaçevës.

InformatëPër KFOR-in,Institucionet qendrore të Republikës së Kosovës,Mediat dhe opinionin publikSot, më…

Gepostet von Shaip Surdulli am Freitag, 7. August 2020

Share Messenger

Më të lexuarat