Pamje nga momenti kur Rashford duartroket tifozët e Kosovës

Share Messenger

Në mesin e lojtarëve të shumtë të Kombëtares së Anglisë që shprehen mirënjohje për mirëpritjen në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë ishte edhe Marcus Rashfordi, i cili pas ndeshjes gjeti kohë t’i duartrokasë tifozët kosovarë.

Mikpritja e mirë e kosovarëve ndaj tifozëve dhe lojtarëve të Anglisë që nga ardhja e tyre në Prishtinë e deri në momentin kur u kthyen u ka bërë shumë përshtypje anglezëve, të cilët të dielën fituan në Prishtinë me rezultat 4:0.

Tifozët e Kosovës ngritën të gjithë pankarta me flamurin e Anglisë larg gjatë kohës kur po intonohej himni i Anglisë, ndërsa te Dardanët ishte bërë vendosur një pankartë e madhe me sloganin “Welcome&Respect”.

Të gjitha këto përgatitje bënë që sulmuesi i Manchester Unitedit, Marcus Rashford, t’i duartrokasë edhe tifozët e Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri” pas ndeshjes, pasi i duartrokiti ata të Anglisë.
Edhe bashkëlojtari i Rashfordit në Angli dhe Manchester United, Harry Maguire, i falënderoi tifozët e Kosovës në llogarinë e tij në Twitter.

“Kosovë, ishte kënaqësi – faleminderit për mikpritjen e mrekullueshme. Vend i bukur, njerëz të dashur. Shumë fat në të ardhmen”, ka shkruar Maguire në Twitter, duke vendosur edhe emoji flamurin e Kosovës dhe një zemër.

Share Messenger

Më të lexuarat