Pamje nga Klinika e Gjinekologjisë pas shpërthimit të zjarrit (FOTO)

Share Messenger

Në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike sot ka shpërthyer një zjarrë, pasi nga një intra tavolinë kishte filluar të dalë tymë.

Në momentin kur aparatura është përfshirë nga flakët në repart kanë qenë katër nëna së bashku me foshnjat e tyre. Në dhomën ku është djegur pajisja nuk ka pasur asnjë pacient apo foshnje.

Kjo është bërë e ditur nga QKUK-ja nëpërmjet një komunikate.

“Pas evakuimit të nënave dhe foshnjave aparati në fjalë është ndezur dhe ekipet e zjarrfikësve ka shuar zjarrin e lokalizuar tek ai aparat. Janë marrë të gjitha masat e nevojshme për rikthim të shpejtë në punë të këtij reparti dhe nuk ka pasur dëme të tjera, përveç djegies të një (1) intra tavoline”, thuhet në komunikatë.

Image

Share Messenger

Më të lexuarat