Palmer: SHBA’të mbështesin në Kosovë atë qeveri që është e përkushtuar për dialog

Share Messenger

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer tha se është i bindur se mund të arrihet një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë.

Palmer ka zbuluar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë angazhuar dhe po përkrahin formimin e një Qeverie të re në Kosovë do të angazhohet në dialog dhe të përfundon marrëveshjen me Serbinë.

“Një nga qëllimet tona kryesore është të mbështesim formimin e një qeverie në Kosovë e cila është e angazhuar për dialog, që do të thotë pezullimin e taksës dhe kthimin në tryezën e bisedimeve”, tha Palmer.

Palmer po thotë se bisedimet mes dyja vendeve duhet të jenë më serioze dhe të çojnë në një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit.

“Do të ishte ideale të bazohej në njohjen e ndërsjellë. Në kohën kur të dyja palët të kthehen në tryezën e bisedimeve, ne do të jemi atje si partnerë në kërkim të një marrëveshjeje që do të jetë e pranueshme për të gjithë, e qëndrueshme dhe e drejtë dhe që do të ndihmojë Serbinë në rrugën e saj drejt BE-së ”, tha Palmer për RTCG e Malit të Zi.

Ai krejt në fund shtoi se me arritjen e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë do të ishte shumë e rëndësishme edhe për rajonin pas rritjes së ndikimit të Rusisë në Ballkanin Perëndimor./

Share Messenger

Më të lexuarat