Pajtohet familja më e famshme në botë

Share Messenger

Në 37-vjetorin e lindjes së Harry-t familja mbretërore ka lënë pas çdo keqkuptim dhe e ka uruar atë me një mesazh publik.“Duke i uruar Dukës së Sussex-it sot një ditëlindje të lumtur.”

Harry aktualisht jeton në SHBA me familjen e tij pasi hoqi dorë nga rolet mbretërore.Pas largimit në SHBA dhe akuzave që hodhi së bashku me Meghan-in gjatë intervistës së tyre me “Oprah Winfrey”, ata tronditën familjen mbretërore dhe po ashtu gjithë botën. Që atëherë marrëdhënia mes tyre duket mjaft e tensionuar mes tyre.Për të shmangur çdo zhurmë tjetër në media dhe për të parandaluar çdo skandal, mbretëresha Elizabeth është në diskutime me avokatët dhe më herët ka marrë vendimin që asnjë sulm tjetër i Meghan ndaj mbretërisë nuk do tolerohet, për asnjë lloj arsyeje.

Thuhet se një paralajmërim ligjor do t’i shkojë edhe gjithashtu botuese që pritet të publikojë librin e Princ Harry vitin që vjen, ndaj çifti duhet të mendohet mirë përpara se të flasë sërish dhe të ngrejë akuza për mbretëreshën dhe pallatin mbretëror.Dy vëllezërit, Harry dhe William, vazhdojnë të mos kenë komunikim si dikur. Ka ekspertë që mendojnë se marrëdhënia mes dy vëllezërve nuk do jetë më kurrë si më parë.

Share Messenger

Më të lexuarat