Paga më e lartë, afro 6 mijë euro: Kush janë zyrtarët më të paguar në vend?

9 Shares Share Messenger

Udhëheqësit më të lartë të shtetit, nuk janë zyrtarët më të paguar në vend.
Ata që kanë pagën më të lartë, deri ne 6 mijë euro, janë udhëheqësit e ndërmarrjeve publike.

Njeriu më i paguar në Kosovë vazhdon të jetë Drejtori i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, Adrian Zalli. Ai merr pagën mujore 15 herë më të lartë se paga mesatare në vend. Zalli për një muaj paguhet 5 mijë e 213 euro ose 62 mijë e 567 euro në vit.

Pas Zallit, pagën më të lartë e ka kryeshefi ekzekutiv në Telekomin e Kosovës, i cili merr 4 mijë e 451 euro. Aktualisht këtë pagë po e merr ushtruesi i detyrës së menaxherit të telekomit, Zeqir Kiqina.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti merr pagë mujore 4 mijë e 301 euro ose 51 mijë euro pagë vjetore.

Share Messenger

Më të lexuarat