Pacolli: Zhdukja e dy policëve në Lepenc, ngjarje e rëndë

Share Messenger

Shefi i diplomacisë kosovare Behgjet Pacolli, ka thënë se zhdukja e dy policëve në lumin Lepenc është lajm tronditës për të gjithë.

“Përderisa kërkimet vazhdojnë pas dy policëve të zhdukur në lumin Lepenc, qëndrojmë bashkë me familjet dhe të afërmit e tyre në këto momente të vështira”, ka thënë Pacolli.

Postimi i plotë:

Zhdukja e dy policëve në lumin Lepenc është ngjarje e rëndë për vendin dhe lajm tronditës për të gjithë ne. Shpreh respektin e lartë për autoritetet përgjegjëse të sigurisë, Policinë, FSK-në si dhe qytetarët vullnetarë të shumtë, që po e bëjnë gjithçka për gjetjen e tyre. përderisa, kërkimet vazhdojnë, qëndrojmë bashkë me familjet dhe të afërmit e tyre në këto momente të vështira.

Share Messenger

Më të lexuarat