Ozil përleshje me legjenden Henry!

Share Messenger

Mesut Ozil i ka habitur të gjithë me sulmin ndaj kritikëve duke i thënë legjendave të Arsenal, dhe në veçanti Thierry Henry, të mbyllë gojën dhe të mbështesë skuadrën. Fantazistit gjerman i kanë mbetur më pak se 12 muaj në kontratën e tij dhe raportohet se kërkon 320,000 € në javë për të rinovuar. Ozil dhe shokët e janë kritikuar për startin e tmerrshëm në Premier League nga një numër i madh kritikësh, ndër ta edhe ish-ët Thierry Henry dhe Martin Keown.

“Gjatë ditëve të fundit shokët e skuadrës së Gjermanisë më kanë pyetur për situatën tek Arsenal për momentin. Ata pretendojnë se jemi duke kaluar një krizë dhe këtë e kanë lexuar nëpër media nga ish-lojtarë që tani janë bërë analistë.”

“Ata thonë se ky mund të jetë ekipi më i dobët i dekadës së fundit. Këtë shkrim po e bëj bashkë me njerëzit e mi të afërt pasi kemi diçka për të festuar. Sot po festoj përvjetorin me Arsenal. Katër vite më parë u transferova në ditën e fundit të merkatos nga Real Madrid te Arsenal – Arsene Wenger më bindi. Personalisht, më është dashur të përballem me shumë kritika gjatë sezonit të kaluar nga ish-lojtarë. Këshilla ime për ta është mbyllin gojën dhe të fillojnë të mbështetin ekipin.”

Share Messenger

Më të lexuarat