Ozil merr vendimin përfundimtar për të ardhmen, pasi ai u përjashtua nga Fenerbahçe

Share Messenger

Fenerbahçe dhe Mesut Ozil raportohet se kanë ndërprerë bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme.

Ish-reprezentuesi i Gjermanisë ishte përjashtuar nga klubi në sezonin e kaluar dhe Fenerbahçe nuk e ka falur.

Ozil nuk u përfshi në skuadër as pas ardhjes së trajnerit të ri, Jorge Jesus.

Dhe, “NTVSpor” ka raportuar këtë të hënë se 33-vjeçari ka shkëputur tani kontratën me klubin nga Stambolli.

Ish-mesfushori i Real Madridit e Arsenalit me Fenerbahçen kishte kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024.

Edhe pse Mesut Ozil vazhdimisht e kishte theksuar se dëshira e tij është për ta mbyllur karrierën te gjiganti turk, kjo nuk u realizua.

Mbetet të shihet në vazhdim se cila do të jetë e ardhmja e mesfushorit, i cili nga tani mund të llogaritet si lojtar i lirë.

Ozil ​​luajti në 36 ndeshje për Fenerbahçen. Ai shënoi 8 gola dhe bëri 3 asistime.

Share Messenger

Më të lexuarat