Osmani: Sot 23 vjet më parë, Adem Jashari përçoi mesazhin se liria nuk ka kompromis

Share Messenger

Sot për nder të 23-vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”, FSK-ja ka mbajtur paradë në kazermën “Adem Jashari”.

Gjatë fjalimit të saj, u.d. e presidentes Vjosa Osmani theksoi se sot 23 vjet më parë Adem Jashari përçoi mesazhin se liria nuk ka kompromis.

Ajo po ashtu theksoi se brezat e ardhshëm do të jetojnë me shëmbëlltyrën e Adem Jasharit.

Në këtë betejë mbijetoi Besarta si një ogur se pas gjithë këtyre rënieve jeta në familjen Jashari vazhdon. Ai e deshi lirinë e vendit pa asnjë kusht. E kemi dhënë çka do të ndodhë tanë së bashku do të japim jetën ishte ndër xhirimet e pakta e ikonës së luftës. Në 23-vjetorin e epopesë brezat e ardhshëm do të jetojnë me shëmbëlltyrën e Adem Jasharit”, tha ajo.

Osmani po ashtu tha se anëtarësimi në NATO mbetet objektivi strategjik për Kosovën.

“Familja Jashari luftoi për mbrojtur Prekazin dhe gjithë Kosovën. Ata dëshmuan se popujt si ky i yni mund të sjellin heronj të mëdhenj. Anëtarësimi në NATO mbetet objektiv strategjik për vendin tonë”, u shpreh ajo.

Share Messenger

Më të lexuarat