Osmani lidershipit të LDK-së: Le ta provojnë të ma tregojnë deren dhe e shohin

Share Messenger

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërcënuar jo pak lidershipin e partisë së saj, më konkretisht ata që ia treguan derën, pasi doli kundër mocionit për rrëzimin e qeverisë.

Ajo ka thënë le ta provojnë dikush nga partia ta largon dhe do do të shohin se kush do të dalë i pari nga dera.

“Ata që ma tregojnë derën e më thonë se e kam tradhëtuar LDK, le ta prvojnë dhe do ta shohim, kush do të dalë i pari nga ajo derë”, tha Osmani në emisionin “Desku” në KTV, shkruan Reporteri.net.

Osmani që njëherësh është nënkryetare e LDK-së, po në këtë intervistë e ka akuzuar rëndë kolegun e saj në parti, nënkryetarin e partisë, Agim Veliun për sjelljen karshi koalicionit.

Madje sipas përshkrimit të saj, sjellja e tij dhe të tjerëve në LDK çuan në rrëzimin e Qeverisë.

Share Messenger

Më të lexuarat