Organizata Freedom House: Meta politikani më i korruptuar Shqiptar

Share Messenger

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, është shpallur politikani më i korruptuar shqiptar nga “Freedom House”, organizatë joqeveritare (OJQ) e financuar nga qeveria e SHBA’ve që zhvillon kërkime dhe avokim mbi demokracinë, lirinë politike dhe të drejtat e njeriut, transmeton Gazeta Metro.

Politikani më i korruptuar shqiptar është presidenti i tanishëm i Shqipërisë Iilir Meta, kështu thuhet në raportin e “Freedom House” gjatë vitit 2018 për politikanët në Shqipëri, aty thuhet se me ardhjen e tij në pushtet të gjitha është zbehur lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Arritjet në luftën kundër korrupsionit u zbehën nga zgjedhja si president i Ilir Metës, i cili shihet nga shumë qytetarë si simbol i korrupsionit, si edhe nga zgjedhja me një shumicë të thjeshtë në parlamentin e Shqipërisë të Prokurores së Përkohshme më 18 dhjetor, gjë që minoi seriozisht besueshmërinë dhe pavarësinë e institucionit”, thuhet në raportin e “Freedom House” për Metën, transmeton Gazeta Metro.

Tutje në raport thuhet se lufta ndaj korrupsioni mori fund në Shqipëri dhe zgjidhje nuk do të ketë ndaj kësaj dukurie derisa President i Shqipërisë është Ilir Meta, po ashtu aty thuhet se vet kryeministri i cili kritikoi atë dhe e quajti si “të kalbur në politikën shqiptare”, e bëri President me votat e partisë së tij me 28 prill 2017.

Lufta kundër korrupsionit mori gjithashtu një goditje me zgjedhjen e Ilir Metës si president i Republikës më 28 prill, presidenca e të cilit u bë e mundur nga votat e Partisë Socialiste.Në vitin 2011, Rama vetë e kishte cilësuar Ilir Metën si simbol të gjithçkaje që ishte e kalbur në politikën shqiptare, një vlerësim që e ka edhe një pjesë e madhe e elektoratit shqiptar”, thuhet në raportin e “Freedom House”, transmeton Gazeta Metro.

Ky raport kishte acaruar Presidentin e tanishëm Ilir Meta ku kishte reaguar me një arsyetim qesharak duke thënë se është një raport i paguar, duke mos ditur se “Freedom House” është një organizatë joqeveritare e cila financohet direkt nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shquhet për transparencën e saj.

Por, ndaj këtij reagimi qesharak të Metas kishte reaguar menjëherë nga SHBA’ja, Drejtorit të Komunikimit në këtë organizatë, Robert Ruby, i cili kishte thënë që Meta ta lexojë mirë raportin pasi aty ka fakte dhe gjëra të cilat e vërtetojnë këtë shumë qartë, kapje të shtetit dhe korrupsion i madh brenda shtetit.

Së fundi në skenë Meta është shfaqur me një veprim inatçor, ai është i vetmi person që po mban të bllokuar zgjedhjen e ministrit të ri kosovar në Qeverinë Rama, Gent Cakaj. Arsyetimi i tij është se ai nuk ka përvojë si dhe ka mbajtur qëndrime publike të papranueshme për çështjen e kufijve të Kosovës, ani pse partia më e madhe në Shqipëri ka pasur po të njëjtat qëndrime si të z. Cakajt, të cilat janë në përputhje të plotë me ato të SHBA’së dhe BE’së.

Ndaj kësaj ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke e cilësuar të turpshëm dhe anti-kushtetues vendimin e marrë nga Presidenti Meta, transmeton Gazeta Metro.

Këtu mund ta lexoni artikullin e plotë të “Freedom House” në lidhje me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, ku tregon se sa i korruptuar është ai dhe faktet reale që i paraqesin ata në këtë raport. (KLIKO KËTU)

Kujtojmë se Ilir Meta është Presidenti i shtatë i Shqipërisë, ai është që prej 15 viteve deputet i Kuvendit të Shqipërisë, dhe një nga figurat kryesore politike shqiptare. Meta përfshin edhe një periudhë të drejtimit në Qeveri, ku ka shërbyer si Kryeministër i vendit gjatë periudhës Nëntor 1999 – Shtator 2001 dhe pas fitores së zgjedhjeve parlamentare të verës së vitit 2001 u rimandatua si Kryeministër, Shator 2001 – Shkurt 2002.

Gjithashtu, Ilir Meta ka shërbyer edhe si Zv.kryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme gjatë periudhës Korrik 2002 – Korrik 2003, Zv.kryeministër dhe Ministër i Integrimit gjatë periudhës Tetor 1998 – Tetor 1999, si dhe Sekretar Shteti për Integrimin Evropian në Ministrinë e Punëve të Jashtme Mars – Tetor 1998.

Në vitet 2003-2004, Ilir Meta ka qenë anëtar i Komisionit Ndërkombëtar për Ballkanin, i drejtuar nga ish Kryeministri i Italisë, Xhuliano Amato, komision i cili përgatiti Raportin për të Ardhmen e Rajonit të Ballkanit, dhe shtroi rrugën për pavarësinë e Kosovës.

Share Messenger

Më të lexuarat