Ofendimet e tifozëve serbë, UEFA fillon hetimet dhe pritet ta dënojë Crvena Zvezdën

Share Messenger

Crvena Zvezda pritet të dënohet për shkak të ofendimeve të tifozëve drejt Zlatan Ibrahimoviqit në ndeshjen ndaj Milanit në Beograd në mesjavën e kaluar.

UEFA publikoi një deklaratë në uebsajtin zyrtar duke konfirmuar se ka nisur një hetim disiplinor.

“Sipas rregullave disiplinore të UEFA-së, sot inspektorati etik dhe disiplinor kanë nisur hetimet për incidentet e ndodhura gjatë ndeshjes së Ligës së Evropës mes Crvena Zvezdës dhe Milanit”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Crvena Zvezda barazoi 2:2 me Milanin në “Rajko Mitiq” të enjten e kaluar.

Gjatë gjithë ndeshjes, tifozët serbë e kishin ofenduar në mënyra të ndryshme Ibrahimoviqin.

Share Messenger

Më të lexuarat