OEK-u e vlerëson të pakënaqshme gjendjen e biznesit në TM4 2020

Share Messenger

Gjendja e biznesit në tremujorin e katërt 2020 është e pakënaqshme, përkatësisht rreth 45 për qind e bizneseve kanë vlerësuar së kanë një gjendje jo të kënaqshme biznesore.

Megjithatë, në krahasim me tremujorin paraprak, gjendja e biznesit ka shënuar një përmirësim të lehtë, pasi përqindja e bizneseve që vlerësojnë situatën e aktuale si të pakënaqshme është më e vogël për pritje pozitive.

Përderisa në TM4 të vitit 2019 23 për qind e kompanive respodente prisnin rritje të numrit punëtorëve, në TM4 të vitit 2020 janë vetëm rreth 12 për qind e kompanive që kanë pritje pozitive, pra ka një rënie të pritshmërive prej 11 pritje pozitive, raporton Televizioni Publik i Kosovës.

Kështu theksoi kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, në konferencën për media, ku prezantoi gjetjet kryesore nga anketimi i bizneseve për tremujorin e katërt të vitit 2020.

Ai tha se rreth 1/4 e kompanive të intervistuara presin që ta mbajnë numrin e njëjtë të punëtorëve në tre muajt e ardhshëm.

“Pritjet për gjashtëmujorin e ardhshëm janë pothuajse të ngjashme me TM4 të vitit të kaluar. Rreth 41 për qind e kompanive respodente kanë vlerësuar se situata e tyre biznesore në 6 muajt e ardhshëm do të përmirësohet”, tha ai.

Share Messenger

Më të lexuarat