Oda e Afarizmit kërkon nga Bislimi të përfundojë ekzekutimin e pakos së parë dhe të fillohet me pakon e rimëkëmbjes ekonomike

Share Messenger

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) sot i është drejtuar me kërkesë ministrit në detyrë të Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi dhe shprehu shqetësimet e saj lidhur me vonesat në ekzekutimin e pakos emergjente fiskale dhe finalizimin e pakos së dytë për rimëkëmbje ekonomike.OAK theksoi se në takimin e fundit me ministrin Bislimi, është premtuar që pako do të dërgohet si draft deri në martën më 26 maj, ndërsa ende është pranuar diçka konkrete edhe pse kanë kaluar dy muaj e gjysmë nga fillimi i pandemisë dhe biznesi nuk ka përfituar ndonjë përkrahje direkte për shpenzime operative qoftë përmes një kredie me kamata të ulëta.Po ashtu punëtorët në sektorin privat deri më tani kanë përfituar vetëm 170 euro për këta dy muaj e gjysmë të pandemisë dhe ende nuk është bërë ekzekutimi i plotë.

Për më tepër, OAK përkujton se pagesat e qirave në shumën prej 50% ende nuk kanë filluar të ekzekutohen dhe shtyrja e tatimeve dhe kredive është bërë duke e llogaritur edhe interesat për këta muaj që do të jetë edhe një ngarkesë shtesë me rastin e rifillimit të punës dhe fillimi të kryerjeve të obligimeve për këta muaj.Ndër të tjera, OAK thotë se bankat komerciale nga fillimi i pandemisë i kanë ndërprerë apo shtyrë edhe dhëniet e kredive të rregullta për biznese.OAK ka analizuar se si vendet e rajonit ia kanë dalë me menaxhimin e pandemisë dhe vendet fqinje kanë dalë me propozime dhe fillimin ekzekutimeve të pakove të treta.

“Vonesat në këtë aspekt, janë duke iu shkaktuar dëme të mëdha bizneseve dhe të punësuarve të tyre, edhe ashtu të ndikuar rëndë nga pandemia duke marrë parasysh se edhe shuma e dedikuar për punëtorët në sektorin privat është minimale, ndërkohë që punëtorët në sektorin shtetëror dhe publik po vazhdojnë të marrin paga të plota. Andaj, finalizimi sa më parë i pakos së rimëkëmbjes dhe ekzekutimi i saj janë më se të domosdoshme në këtë kohë”, përfundon komunikata e OAK-ut.

Share Messenger

Më të lexuarat