Nxirren trupat e pajetë të dy fëmijëve që vdiqën nga zjarri në Gjakovë

Share Messenger

Para pak çastesh u nxorën trupat e pajetë të dy fëmijëve që vdiqën ditën e sotme si pasojë e zjarrit, që kaploi shtëpinë ku ndodheshin në momentet kritike, në Ujz të Gjakovës.

Shpërthimi i zjarrit në një shtëpi në Ujz të Gjakovës ka lënë të vdekur dy fëmijë të moshës 10-13 vjeç, të gjinisë mashkullore, djem të axhës mes vete. Ndërsa lëndime trupore kanë pësuar edhe tre familjarë të tjerë. Policia ka konfirmuar për Gazetën Express se njëri nga të lënduarit është në gjendje më të rëndë shëndetësore, bëhet fjalë për prindin e njërit nga fëmijët e vdekur.

Hetimet po vijojnë për zbulimin e shkaqeve të zjarrit, teksa deri më tani nuk dihet asgjë për mënyrën se si ndodhi zjarri që la dy të vdekur e tre të lënduar.

Share Messenger

Më të lexuarat