Nuk ka minuta për Milot Rashicën në ndeshjen Werder Bremen – Hoffenheim

Share Messenger

Werder Bremeni dhe Hoffenheimi kanë barazuar në ndeshjen e sotme në kuadër të kampionatit elitar gjerman, Bundesliga.

Të dyja skuadrat u përballën sonte në kuadër të javës së pestë në Bundesligën gjermane.

Ndeshja e luajtur në “Weserstadion” u mbyll me rezultat 1:1.

Milot Rashica ishte i ftuar për këtë ndeshje dhe i gatshëm të luante.

Por, trajneri Florian Kohfelt nuk i dha asnjë minutë sot yllit të Kosovës.

Ndryshe, lëndimi i Rashicës në muajin shtator në ndeshjen kundër Moldavisë i ka shkaktuar atij shumë probleme te Werder Bremeni në këtë fillim edicioni.

Share Messenger

Më të lexuarat