Nobelisti që fyen rëndë Kosovarët: Shkofshi në ferr, atje jeni tashmë

Share Messenger

Shkrimtari austriak, Peter Hankde, edhe zyrtarisht ka fituar çmimin Nobel për letërsi, nga Akademia Suedeze.

Shkrimet e Peter Handke kanë qenë kontroverse. Duke u rritur afër kufirit me Slloveninë, ai ishte një përkrahës i madh i ish-Jugosllavisë, e cila u manifestua më pas me përkrahjen për serbët gjatë luftës në Ballkan në vitet e 90-ta.

Në vitin 2006, Peter Handke mori pjesë në funeralin e ish liderit serb dhe të dyshuarit për krime lufte, Slobodan Millosheviqit, një figurë të cilin ai e simpatizonte pavarësisht akuzave që kishte për gjenocid.

Shkrimtari austriak një herë kishte mohuar masakrën serbe në Srebrenicë.

Pasi Peter Handke përshkroi bombardimin e Serbisë nga NATO si krim lufte, ai ishte sulmuar nga politikanët dhe mediat, një periudhë që ai e përshkroi në librin e tij “Udhëtimi nga Dugout, ose shfaqja për filmin e luftës”.

Profesori norvegjez Kenneth Andresen ka shpërndarë një video në rrjetin social Twitter ku shihet fituesi i cmimit “Nobel” për letërsi Peter Handke, teksa ju drejtohet të mbijetuarve kosovarë dhe boshnjakë me fjalët: “Shkofshi në ferr, atje ku jeni tashmë!”

Ndërkohë turma i drejtohej me fjalët “Fashist, fashist” shkrimtarit i cili shoqërohej nga gruaja e tij e cila mundohej të i kundërpërgjigjej masës.

In 2014, Peter Handke was met by protests from survivors from Bosnia and Kosovo in Oslo when he received the Ibsen Prize. He answered them: «Go to hell, where you already are». Today he was awarded the @NobelPrize for literature.

Çmimin për letërsi këtë vit po ashtu e fitoi edhe shkrimtarja polake Olga Tokarczuk.

Share Messenger

Më të lexuarat